Turpërohet United (VIDEO)

Manchester United ka pësuar humbje prej 2-3 nga Tottenhami në kryendeshjen e javës së gjashtë në Ligën Premier që u zhvillua të shtunën në Old Trafford.

Mysafirët ishin të shkëlqyer në gjysmën e parë. Ata arritën ta tundnin dy herë rrjetin e vendasve.
Ishte vetëm minuta e dytë e takimit kur Jan Vertonghen shënoi golin e parë për Spursat.
I pandalshmi Gareth Bale u përkujdes që fraksioni i parë i lojës të mbyllej me epërsi të dyfishtë të Tottenhamit (32’).
Djajtë e Kuq e filluan furishëm gjysmën e dytë. Nani pranoi një krosim nga Wayne Rooney për ta ngushtuar epërsinë (51’).
Mirëpo, Clint Dempsey ishte aty për t’i qetësuar tifozët mysafirë me golin e tretë për Tottenhamin (52’).
Shinji Kagawa reagoi shpejtë (54’) për të kthyer shpresat e vendasve pas një asistimi të Robin van Persie.
Deri në fund të ndeshjes, Djajtë e Kuq e kërkuan golin e barazimit, megjithatë nuk arritën të shënonin përkundër rasteve të shumta.
Pas kësaj fitoreje, Tottenham Hotspur ngritet në pozitën e pestë në tabelë me 11 pikë, ndërsa Manchester United mbetet në kuotën e 12 pikëve, në pozitën e tretë.