Me rezultat 1-1 ka përfunduar sfida e zhvilluar të shtunën në Stadio Ennio Tardini, në mes të Parmës dhe Milanit.
Fraksioni i parë i lojës u mbyll pa gola, ndërsa me të filluar gjysma e dytë, Rossonerët kaluan në epërsi.
Ekipi i Allegrit e filloi në mënyrë brilante pjesën e dyte duke krijuar avantazh me anë të Stephan El Shaarawy (50’).
Mirëpo, Daniele Galloppa pranoi një top nga Gianluca Musacci për t’i barazuar shifrat (66’) dhe deri në fund të ndeshjes nuk u shënuan gola të tjerë.
Pas gjashtë javësh, Milani ka grumbulluar shtatë pikë, nga dy fitore një barazim dhe tri humbje.





