Terry ishte shfajësuar për abuzim të Ferdinand nga Gjykata e Westminster Magistrates në korrik, pasi prokuroria nuk ishte në gjendje të dëshmojë se ai e kishte quajtur Ferdinand “p*** i zi i shk***” në formë fyese.
Por komiteti disiplinor i FA kishte marrë vetë iniciativë për ta shqyrtuar rastin, dhe ka gjetur se 31-vjeçari ishte fajtor për abuzim ndaj Ferdinand, përfundim ky i arritur në bazë të ekuilibrit të probabilitetit, se sa bazuar në dyshime të arsyeshme.
Terry është gjykuar se ka përdorur “fjalë dhe/ose sjellje abuzuese dhe/ose fyese” ndaj Ferdinand që kishin përfshirë “referencë ndaj origjinës etnike dhe/ose ngjyrës dhe/ose racës” gjatë disfatës 1—0 të Chelseat në Ligën Premier në stadiumin Loftus Road më 23 tetor të vitit 2011.
Mendohet se 31-vjeçari, i cili gjithmonë i ka mohuar akuzat, do të ankohet kundër vendimit, që duhet të bëhet brenda katër ditësh.





