Home »
» Falcao: Nuk dua të garoj me CR7 dhe Messin
Sulmuesi i Atletico Madridit, Radamel Falcao, e ka bërë të qartë se ai nuk është i interesuar që të garojë me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, që konsiderohen dy futbollistët më të mirë në planet.
“Unë nuk kam thënë kurrë se dua të garoj me Ronaldon dhe Messin”.
“Unë thjesht dua të shënoj që t’i ndihmoj ekipit, asgjë më shumë. Në fund do të shohim se ku jam. Gjëja më e rëndësishme është që ekipi të arrijë synimet. Ne po garojmë me 19 ekipe tjera dhe jo me Realin apo Barcën”, ka thënë Falcao.
Kolumbiani deri tani ka shënuar shtatë gola në pesë ndeshjet e para në La Liga.