Liverpooli ka shënuar fitore në udhëtim te Young Boys me rezultat 5-3, në një sfidë tejet interesante të përcjellur me kthesa të mëdha, teksa nga ana tjetër Napoli ndau në gjysmë skuadrën suedeze AIK, ashtu sikurse Atletico Madridi që shënoi fitore të thellë midis Izraelit ndaj Hapoelit.
The Reds e filluan mbarë takimin, pasi kaluan në epërsi me anë të një autogoli të realizuar nga Ojala (4’). Vendasit barazuan shpejt, duke u kthyer në lojë me anë të Nuzzolos i cili realizoi për 1-1, para se Nuri Sahin të asistonte për Wisdom (40’), i cili shënoi për epërsinë e Liverpoolit pas pjesës së parë.
Në pjesën e dytë Young Boys shënuan edhe dy gola me anë të Ojalas (53’) dhe Zarates (63’), për të çuar rezultatin në 3-2 dhe epërsinë e parë dhe të fundit të zvicëranëve në këtë takim.
Kjo pasi Coates (67’) realizoi për 3-3 dhe më pas në skenë u shfaq Jonjo Shelvey, i cili nga pankina realizoi dy gola (76’) dhe (88’) për fitoren me rezultat 5-3.
Napoli nga ana tjetër shënoi me rezultat të lartë 4-0, ku hettrik realizoi kiliani Eduardo Vargas dhe në fund të takimit shënoi edhe shqiptari Blerim Xhemajli me asistimin e Lorenzo Insignes.
Edhe Atletico Madridi nuk pati telashe me Hapoelin në Tel-Aviv ku formacioni i dytë shkëlqeu dhe nuk e ndjeu mungesën e Radamel Falcaos për rezultatin 3-0.
Liverpooli, Atletico Madridi dhe Napoli janë liderë të grupeve të tyre pas ndeshjeve të para në Europa League.





