Simeone i qetë përkundër sukseseve

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone mbetet shumë i qetë përkundër faktit se ekipi i tij ende nuk ka pësuar asnjë humbje këtë sezon.

“Fakti se publiku në përgjithësi ka ndjesi të mirë për këtë ekip është mirë, është gjë pozitive”.
“Por, ne kemi bërë këtë edhe në të kaluarën dhe është me rëndësi që ta bëjmë edhe në të ardhmen. Ne jemi të kënaqur kur tifozët janë të lumtur, por ne duhet të jetojmë me realitetin. Shpresojmë të përmirësohemi tutje. Kjo është mënyra si do të shkojmë përpara”, ka deklaruar Simeone.