David Luiz rinovon me Chelsean

Mbrojtësi i Chelseat, David Luiz ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me klubin, e cila do ta mbajë atë në Stamford Bridge deri në vitin 2017.

“Jam shumë i lumtur që do të nënshkruaj kontratë të re me Chelsean. Është klub i madh dhe unë mezi pres të fitoj më shumë trofe këtu. Unë dua të luaj një kohë të gjatë në nivelet e larta, që do të thotë se duhet të luaj për Chelsean”, theksoi Luiz me rastin e rinovimit.
David Luiz u transferua një vit më parë për 21 milionë funte nga Benfica.