Mesfushori i Liverpoolit, Nuri Sahin, ka aluduar se Kaka do të largohet nga Real Madridi në janar.
Sahin është huazuar te Liverpooli dhe ka filluar të shfaqë paraqitje të mira te klubi anglez, ndërsa është shprehur i brengosur për fatin e Kakas, i cili beson se do të largohet në janar nga Bernabeu.
“Unë e di se ai ka pasur një ofertë nga futbolli turk. Dhe e di se ku do të shkojë në janar, por nuk mund ta zbuloj këtë”, ka theksuar Sahin për NTVSport.





