Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, ka thënë se një transferim befasues i mbrojtësit të Real Madridit, Sergio Ramos, nuk do të ishte jashtë mundësie, por me gjasë nuk do të ndodhë.
Pasi qëndroi në karrigen e rezervave në ndeshjen e fundit kundër Manchester Cityt, e ardhmja e Ramos është vënë në pikëpyetje.
“A është Sergio Ramos i pakënaqur te Real Madridi? Kurrë mos thuaj kurrë, por unë nuk mendoj kështu”, ka thënë Rosell para se të flasë për Neymar.
“Neymar është një prej atyre lojtarëve; një lloj lojtari të cilin tifozët tanë e duan. Ai është i aftë të bëj gjëra të veçanta krahasuar me lojtarët e tjerë”.
“Megjithatë, ai është i kontraktuar me Santos deri në vitin 2014 dhe ne do ta respektojmë përkushtimin e tij ndaj tyre. Vetëm kur të vijë koha ne do të flasim”, ka thënë Rosell.