50-vjeçari ishte në krye të Blaugranëve gjatë viteve 2003-2010, kur ata fituan katër tituj të La Ligas, dy tituj të Ligës së Kampionëve dhe një Kupë të Mbretit.
Para dy vitesh vendin e tij e zuri Sandro Rosell, ndërsa ai thotë se do të kthehej në Camp Nou atëherë kur Barcelona të bëhet pjesë e Katalonisë së pavarur.
“Do të doja të jem president i Barcelonës në një Kataloni të pavarur. Këtë tashmë ua kam thënë tifozëve dhe atë e kanë kuptuar”, ka thënë Laporta për Nacio Digital.





