‘Barca duhej ta trajtonte më mirë Ibran’

Sulmuesi i Milanit, Bojan Krkic, e ka kritikuar ish-klubin e tij, Barcelona, për mënyrën si e kanë trajtuar Zlatan Ibrahimovicin gjatë kohës sa qëndroi në Camp Nou.

Transferimi i sulmuesit suedez te Blaugranët bëri bujë të madhe, mirëpo ai u largua pas vetëm një sezoni (2009/2010).

“Mendoj se Ibrahimovici ka merituar të pranohej më ndryshe nga Barcelona”.

“Ai është një lojtar i shkëlqyer me një zemër të madhe”, ka thënë Krkic për Gazzetta dello Sport.