Napoli e ka shkatërruar me rezultat 3-0 Lazion në San Paulo në derbin e javës së pestë në Serie A, ndërsa Roma përsëri dështoi, duke mos arritur asgjë më shumë se një barazim me rezultat 1-1 ndaj Sampdorias në Olimpico.

Cavani ishte ylli i vërtetë i mbrëmjes në Serie A, pasi arriti që të realizojë hettrik. Uruguaiani u shfaq në skenë në minutën e 19-të, kur shënoi për 1-0, para se ai përsëri të realizonte (31’) për 2-0 dhe rezultatin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë ekipi i Valon Behramit, i cili luajti nga fillimi realizoi edhe një gol tjetër dhe ishte sërish Edinson Cavani ai që finalizoi takimin për 3-0 (64’).
Romës nuk i mjaftoi goli i epërsisë nga Totti (35’) për të mposhtur Sampdorian e cila nivelizoi gjithçka me anë të Munarit (62’) për 1-1 dhe rezultatin e sfidës të cilën tërësisht e dominuan romakët.
Napoli me këtë fitore kalon në vendin e parë të tabelës me pikë të barabarta me Juventusin pas pesë ndeshjeve, ndërsa Roma ka tetë pikë në vendin e gjashtë.





