Milani dhe Interi, sinjal të fuqishëm Juves

Milani ka arritur të thyejë tabunë duke realizuar fitoren e parë këtë sezon në shtëpi ndaj Cagliarit me rezultat 2-0, kurse me të njëjtin rezultat në udhëtim Interi e mposhti Chievon.

Paraqitje fantastike për Milanin shfaqi Stephan El Shaarawy, i cili ishte i pa përmbajtshëm. Rossonerët dominuan nga fillimi dhe goli erdhi në minutën e 15-të nga pikërisht El Shaarawy.
Në pjesën e dytë Allegri bën edhe disa zëvëndësime duke e dominuar sërish lojën ndaj ish ekipit të tij, ndërsa fitoren e cementoi përsëri me golin e dytë marokeni (82’) për 2-0 dhe fitoren shumë të rëndësishme.
Interi nga ana tjetër e shënoi fitoren e tretë në tre ndeshje si mysafir madje pa pranuar ende asnjë gol. Viktima e radhës ishte Chievo.
Stramaccioni hyri në lojë me formacion 3-5-2, që u tregua mjaft i suksesshëm. Alvaro Pereira realizoi golin hapës (43’) për 1-0 dhe epërsinë Nerazzure pas pjesës së parë.
Në pjesën e dytë i inkuadruari në vend të Sneijderit të lënduar, Antonio Cassano e vazhdoi formën e lartë, duke realizuar golin e sigurisë (74’) për 2-0 dhe rezultatin përfundimtar të sfidës.
Milani me këtë fitore arrin në kuotën e gjashtë pikëve pas pesë ndeshjeve, ndërsa Interi arrin në kuotën e nëntë pikëve pas pesë ndeshjeve me katër pikë më pak se sa lideri Juventus, i cili tregoi shenja se mund të mposhtet ndaj Fiorentinës një ditë më parë.