Messi dëbon rusët nga Camp Nou

Barcelona ka arritur të shënojë fitore me vështirësi të mëdha ndaj rusëve të Spartak Moskës në Camp Nou, sfidë të cilën Blaugranët e përfunduan në të mirë të tyre me rezultat 3:2.

Që në fillim të takimit Blaugranët u goditën rëndë kur mbrojtësi Gerard Pique u lëndua, i cili u zëvëndësua nga Alex Song.

Kjo do të ndikonte në vazhdim të takimit, përkundër faktit se Cristian Tello e kaloi Barcelonën në epërsi (14’).

Pas një harkimi të rrezikshëm në zonë në mënyrë amatoreske Daniel Alves nuk arriti të largojë topin vetëm për ta dërguar në rrjetën e portierit Victor Valdes, i cili nuk ishte me mend në lojë gjatë kësaj situate, duke bërë që rezultati pas minutës së 29-të të jetë i barabartë, 1:1.

Me këtë rezultat përfundoi dhe pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë Barcelona u shokua.

Skuadra e Unai Emeryt që njeh mirë Barcelonën kaloi në epërsi në minutën e 58-të me anë të Romulos, duke heshtur të pranishmit në Camp Nou, ishte 1:2 për rusët dhe pak kush i besoi këtij rezultati.

Sidoqoftë, më pas u shfaq në skenë futbollisti më i mirë në planet. Pasi në lojë hyri Sanchez, rrezikshmëria e Barcelonës u rrit ndjeshëm.

Lionel Messi barazoi rezultatin (71’) pas asistimit të Tellos për të barazuar rezultati në 2-2, ndërsa fitoren Barcës ia siguroi pikërisht argjentinasi, i cili shënoi për 3-2 dhe fitoren ndaj Spartakut.

Celticu dhe Benfica barazua pa gola në Celtic Park.

Pas ndeshjeve të para në Grupin G, Barcelona është lidere me tri pikë, teksa Celtic dhe Benfica ndajnë vendin e dytë dhe të tretë me nga një pikë. Spartaku është pa pikë.