Bayerni e filloi takimin duke dominuar. Shaqiri nuk ishte në formacionin startues, kurse Heynckes shfaqi një përbërje më të fortë në mesfushë, duke organizuar kështu dy formacione, një për Bundesliga dhe një për Ligën e Kampionëve falë stolit të pasur me lojtarë.
Në pjesën e parë Valencia e mbajti mirë larg portës kundërshtarin derisa Schweinsteiger pas goditjes së sakt shënoi për 1-0 (38’).
Në pjesën e dytë Valencia inkuadron në lojë lojtarë më të rrezikshëm në sulm, por kjo u hakmirret spanjollëve të cilët pranuan një tjetër gol, kësaj radhe ishte Toni Kroos ai që realizoi për 2:0. Rezultatin përfundimtar 2-1 e vuri në minutën e fundit i inkuadruari Nelson Valdez.
BATE Borisov nga ana tjetër në Francë ka befasuar Lillen duke e mposhtur me rezultat 3-1.
Pas ndeshjeve të para Grupin F e kryesojnë Bayerni dhe BATE me nga tri pikë të grumbulluara, ndërsa Valencia dhe Lille janë pa pikë.





