Legjenda e Interit, Marco Materazzi, ka fajësuar drejtpërdrejt lojtarët e Milanit për krizën që ka kapluar fqinjin e Nerazzurëve, duke shtuar se Allegri është i sigurt në Milanello.
“Klubi duhet të nxjerrë gjërat pozitive nga kriza: shihet se lojtarët i kanë mbetur besnik trajnerit”.
“Lojtarët duhet të punojnë jo drejt një fitore të madhe, por drejt një barazimi të vogël, në mënyrë që t’i kthejnë gjërat për së miri. Çfarë ndodhi gjatë javës (incidenti Allegri-Inzaghi) natyrisht se e ka dëmtuar ambientin, por unë e kam parë Allegrin tepër të qetë dhe me fytyrën se e di sigurt se nuk do të shkarkohet”, ka thënë Materazzi.





