Sulmuesi i Juventusit, Sebastian Giovinco, i ka lëvduar bashkëlojtarët e tij për fitoren prej 4-1 kundër Romës.
Kampioni i Italisë realizoi një fitore bindëse kundër Giallorossëve, ndërsa 25-vjeçari shënoi golin e katërt në fund të ndeshjes.
“Ishim mesatarë në Firence (kundër Fiorentinas në takimin që përfundoi 0-0), prandaj ishte e rëndësishme që të fitonim dhe të bënim një paraqitje bindëse”.
“Është e shkëlqyer kur secili jep 100 për qind”, ka deklaruar Giovinco për faqen zyrtare të Juves.





