David Villa thotë se Barcelona nuk duhet t’ia lejojë vetes relaksin para ndeshjes së radhës në Ligën e Kampionëve.
Blaugranët përmbysën epërsinë prej dy golash të Sevillas për të vazhduar rekordin e fitoreve në La Liga, ndërsa sulmuesi spanjoll, i cili shënoi golin e fitores, kërkon që trendi i fitoreve të vazhdojë edhe të martën mbrëma ndaj Benficas.
“Tash është koha të përqendrohemi në një garë tjetër. Jemi të lumtur që largohemi nga këtu (Sevilla) me një rezultat kaq të rëndësishëm dhe tash duhet të fokusohemi te ndeshja në Lisbonë”.
“Është një sfidë e rëndësishme dhe e vështirë, prandaj ne nuk guxojmë t’ia lejojmë vetes luksin e relaksit. I duam tri pikët”, ka thënë 30-vjeçari.





