Inzaghi dhe Allegri mohojnë të jenë fjalosur

Ish-sulmuesi i Milanit, Filippo Inzaghi dhe trajneri aktual i Milanit, Massimiliano Allegri kanë hedhur poshtë spekulimnet për një fjalosje mes tyre, e cila është raportuar të ketë ndodhur në qendrën stërvitore pasditen e të enjtës.
Allegri shkoi për të vizituar qendrën Vismara, ku janë të vendosur të rinjt e Milanit, ndërsa ishte spekuluar se Inzaghi, i cili tani menaxhon sistemin e të rinjve të Milanit, kishte akuzuar 45 vjeçarin se nuk po e merr seriozisht punën e tij.
“Asgjë nuk ndodhi, absolutisht asgjë. Nuk ka problem me Pippon. Në fakt, ekziston bashkëpunim i madh mes ekipit të parë dhe sektorit të të rinjve. Kishte një shkëmbim mendimesh pa ndonjë fjalë të rëndë apo tendencë”, ka thënë Allegri.
Inzaghi nga ana tjetër ka lëvduar Allegrin, duke thënë se ai është njeriu i përkryer për Milanin dhe se nuk ka ndodhur asgjë, pasi as lojtarët nuk e kanë vërejtur këtë.