Haraqija: Do ta padis Pacollin, paratë për bamirësi




“Prokuroria po bën hetime, por unë se kam asnjë problem që t’iu përgjigjem atyre”, tha Astrit Haraqia, njëri nga drejtuesit e Listës Ibrahim Rugova, dhe ish ministër i Kulturës. Haraqia tha se qëndron prapa deklarimeve të tij, se kurrë nuk kam qenë i përzier në çështjen e “Grandit”.
Ai tha se asnjëherë nuk ka folur me Pacollin e Ejupin sa i përket Grandit. “Kam qenë në shtëpinë e Behgjet Pacollit, bashkë me Ukë Rugovën dhe me një delegacion nga Shqipëria, ku kemi diskutuar për investime dhe njohje, por jo edhe për “Grandin””, tha Haraqija, duke shtuar se Pacolli në shtëpinë e tij ka edhe kamera dhe le të urdhëron dhe t’i publikojë nëse ka incizime për këto akuza që po i drejton kundër meje.
Por, ajo që e ka shtyrë të dal në televizion për t’i mohuar akuzat e bëra nga zv.kryeministri Pacolli, se ky i kishte kërkuar 3.6 milionë euro për llogari të veten dhe të atyre që do t’ia kthenin hotelin “Grand” Pacollit dhe dy aksionarëve të tjerë.
“Shumë miq dhe njerëz më kanë lutur që të dal në televizion dhe ta them të vërtetën. Nuk jam i pagabueshëm, por nuk kam lidhje me këtë rast”, tha Haraqija duke mos fshehur zemërimin dhe pakënaqësinë me aleatin e deritashëm në koalicion.
Haraqija tha se nuk heq dorë nga kërkimi i dëmshpërblimit prej tetë milionë eurosh ndaj Pacollit, për shkak të dëmtimit të imazhit, pasi veç tjerash ai tha se ka dy fëmijë, djalin 12 vjeç dhe vajzën 8 vjeçare dhe ajo që kanë parë në media, është tepër e rëndë për ta. Për këtë çështje tha se ai po këshillohet me avokatin e tij Teki Bokshi, i cili po ashtu po këshillohet me rrjetin e tij ndërkombëtar, për të parë se çfarë shtetësie kanë akuzuesit dhe se si do të procedohet me padinë. Ai tha se paratë do t’ia jepte të varëfrve, por veçanërisht ashkalinjve të Gjakovës.
Më tej Haraqia ka folur për pozitën e tij. Ai tha se nuk është më në qeveri, dhe edhe pas kryerjes së hetimit, nuk kthehet më në qeveri me Pacollin. “Unë nuk kam punë me z.Thaçin, por me z.Rugova. Nëse kam qenë ushtar, kam qenë ushtar i presidentit Rugova dhe i askujt tjetër”, tha ai në Interaktiv, duke sqaruar se do ta diskutojë çështjen e qëndrimit të mëtejshëm të Listës Rugova në koalicion.
Ai ka thënë se është e mundshme përfshirja e AAK-së në qeveri, por për këtë do të merret vesh në tetor.

Sa i përket përfoljes së Ukë Rugovës, Haraqia tha se ai nuk reagon për shkak se ka një përvojë shumë më të madhe se ai, pasi deri në moshën 22 vjeçare ka qenë i mbyllur, dhe i kërcënuar dhe shantazhuar, për shkak të kërcënimeve me jetë që i bëheshin Presidentit Rugova, prandaj ai tha Uka ka durim dhe bazuar nga përvoja, e akuzave më banale dhe më të paarsyeshme që ka pasur presidenti i ndjerë Rugova.

Related Posts: