“Erotika” e Hamburgut e lidhur me Xhavit Halitin (PDK)




Xhavit Haliti (PDK) përveç se është politikan ja ka ënda të bëj biznes. Është bashkëaksionar me Gani Dreshajn (1965) e Istogut, i cili menaxhon biznesin “Dollhouse” në Hamburg, Gjermani, ku ofrohen valltarë dhe valle erotike, e në dhomat e lokalit mbizotëron erotika.

Xhavit Haliti nga një refugjat në Zvicër, pas 1999 u shndërrua në një lekomadh pasanik. Askush s’e konteston se ai është njëri ndër zyrtarët më me ndikim në kastën e ngushtë të PDK-së. Kontrollon politikën, por lidhjet i funksionojnë edhe në nëntokë. Është nënkryetar i Parlamentit të Kosovës. Është anëtar i kryesisë qendrore të PDK-së. Është anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së, i ranguar i 18-ti në listë. Qëndron si urith i fshehur nëntokë. U shmanget paraqitjeve direkt publike. E kaloi stinën e verës në fshatin e tij të lindjes në Novoselë të Pejës. Pak javë më parë në atë zonë është aksidentuar dhe ka thyer gjymtyrën, derisa drejtonte një motoçikletë me stil “alla napolitan”.