Dortmundi dështon, por jo Schalke!

Kampioni i Gjermanisë, Dortmund, ka bërë një tjetër lëshim. Kësaj radhe barazoi te Eintracht Frankfurti me rezultat 3-3, përkundër epërsisë prej dy golave, ndërsa Schalke ishte në disponim ndaj Mainzit në Veltins Arena ku fitoi me rezultat 3-0.

Aigner dhe Inui shënuan brenda dy minutave (49’ dhe 51’), për të barazuar rezultatin, teksa Mario Goetze e riktheu epërsinë për mysafirët në minutën e 54.
Sidoqoftë, ishte Anderson ai që vendosi rezultatin për 3-3 në minutën e 73-të të takimit.
Nga ana tjetër, Farfan (21’), Holtby (81’) dhe Pukki (89’) shënuan në fitoren prej 3-0 të Schalkes ndaj Mainzit.
Me këtë fitore, Schalke grumbullon 10 pikë në vendin e tretë, me pesë pikë më pak se Bayerni, teksa me tetë pikë në vendin e pestë mbetet kampioni Dortmund.