Allegri: Barazimi, një hap përpara

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, beson se pika e vështirë në San Siro ndaj Anderlechtit është e mirëseardhur, siç është edhe rezultati që nxori skuadra italiane.

Pavarësisht paraqitjes së dobët në pjesën e parë, që u mundësoi mysafirëve të dominojnë në posedim, Milani u përmirësua pas pauzës dhe krijoi disa raste të mira, të cilat bënë që barazimi të ishte rezultat i drejtë.

“Do të thosha se ne kemi bërë shumë gabime teknike në pjesën e parë. Nuk është moment i lehtë, sigurisht, presioni është të fitojmë çdo ndeshje”.

“Ne duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të përmirësohemi në këto aspekte në të cilat kemi nevojë për përmirësim. Mendoj se nëse shqetësohemi dhe flasim shumë, kjo nuk do të na ndihmojë”.

“Djelmoshat luajtën me mund, kurajë dhe intensitet, derisa Anderlechti kurrë nuk kishte një goditje në drejtim të golit. Është një hap i vogël përpara, pasi ne e ruajtëm portën e paprekur, andaj tash duhet të shënojmë kundër Udineses”, ka thënë Allegri.

Related Posts: