“I telefonova nënës time për t’i treguar se isha i vetmuar, më mungonte shtëpia dhe kisha menduar për vetëvrasje. Isha te Interi, atë vit”.
“U riktheva në Brazil. Fillova të shkoj te psikologu për të ndaluar me alkoolin. Por tash nuk kam nevojë më për të dhe jam i lumtur”, ka thënë Adriano për Globoesporte.
Adriano tash shpreson t’i rikthehet karrierës futbollistike këtë sezon, me klubin e tij të fëmijërisë, Flamengo.