Yanga-Mbiwa në radarin e Arsenalit

Mbrojtësi i Montpellier, Mapou Yanga-Mbiwa, vazhdon të mbetet top synimi për këtë verë i Arsenalit.

Sunday Mirror shkruan se mbrojtësi ndiqet që një kohë të gjatë nga Arsene Wenger dhe do të mund të jetë në dispozicion për 7 milionë funte, pasi kontrata e tij mbaron në fund të sezonit.

Në garë për të ka qenë edhe Milani, por Rossonerët janë në gjendje të vështirë financiare, gjë që mund ta shfrytëzojë gjiganti anglez.