Mourinho i pasigurt për Modric

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, mbetet i pasigurt për transferimin e mesfushorit Luka Modric nga Tottenhami.

“Vërtet nuk mund të them më shumë. Tregu po mbyllet shpejt. Është mirë për të gjithë që të dinë skuadrën definitive para fillimi të sezonit. Ne kemi filluar të luajmë dhe ka shumë gjëra që mund të ndryshojmë.

Por, kështu është dhe duhet të presim e të pranojmë realitetin”. “Gjëja e vetme që ndryshoi ishte situata e Nuri Sahin, pasi ai po shkon të luajë diku tjetër këtë sezon. Gjithçka tjetër është e njëjtë”, ka deklaruar Mourinho.