Reali do ta fillojë sezonin e ri në Santiago Bernabeu kundër Valencias, që përfundoi e treta prapa madrilenëve dhe Barcelonës.
“Ne duhet të jemi të gatshëm pasi ata janë ndeshje të cilat kërkojnë 100 për qind nga ju dhe ne duhet të jemi në kulm që nga fillimi. Ne nuk mund të mendojmë se do të jetë e lehtë. Ne e dimë se të gjitha ndeshjet e La Liga janë shumë të rëndësishme dhe e para edhe më e rëndësishme”.
“Përveç kësaj, Superkupa është titulli i parë dhe ne duam ta fitojmë. Është e rëndësishme pasi ju luani për një trofe, por nuk mendoj se kjo ofron ndonjë avantazh për të ardhmen”, ka thënë Alonso.





