Ekipi i Alex Ferguson mbylli përgatitjet para-sezonale me një fitore ngazëlluese 4-3 ndaj Hannoverit, me Rooney që luajti në një pozitë më të thellë së bashku me Shinji Kagawa dhe Tom Cleverley.
“Ishte mirë. Sigurisht është mirë kur shënoj, por gjëja më e rëndësishme është 90 minutëshi dhe loja, andaj ishte mirë për mua”.
“Mendoj se kokë pas kohe kemi luajtur futboll të bukur dhe ndonjëherë ishim ca të ngadalshëm, por mendoj se kjo gjithmonë ndodh në ndeshjet e para-sezonit”.
“Ndjehem mirë. Punoj shumë në stërvitje, por janë ndeshjet ato që llogariten dhe ishte kënaqësi të kem 90 minuta sot dhe po, ndjehem mirë”, ka thënë Rooney.





