Ujku ra në një gropë të thellë dhe nuk mundi të dalë më.Dhelpra u kënaq shumë për këtë gjë.
Ajo kërcente rreth e përqark gropës, tallej me ujkun dhe i thoshte:
-Sa budalla që je ! Si nuk e kuptove se ajo gropë ka qenë për ty? Ajo prej kënaqësisë kërcente rreth gropës.Duke kërcyer diqysh gaboi, i rrëshqiti këmba e ra dhe ajo në gropë.
Fjalë e urtë
Kush ia mendon të keqen tjetrit, bie edhe vetë në të.
perralla, ujku dhe dhelpra,dhelpra dhe ujku,perralla per femije shqip,perralla per femije