Përrallat

Përrallat janë lloji më i njohur i tregimeve popullore. 

Përralla është një tregim i trilluar, plot fantazi dhe elemente të çuditshme në subjekt me anë të së cilës paraqiten mendimet dhe ëndërrimet e njerëzimit në formë alegorike.

Ato janë të përhapura në të gjithë botën dhe janë tepër të pëlqyera si për vlerat filozofike, ashtu edhe për vlerat e tyre didaktike.

Përrallat tregohen në prozë dhe në qendrën e tyre kanë personazhe dhe ngjarje të çuditshme, fuqitë shkatërrimtare të natyrës, si vërshimet e lumenjve etj. 

Të gjitha këto fantazia popullore i personifikoi në qenie të mbinatyrshme dhe u dha emra të ndryshëm, si Kuçedra, Lubia etj.

Populli u përpoq gjithmonë t'i mposhtë këto forca të natyrës edhe pse atëherë nuk mund t'i kuptonte dhe t'i shpjegonte.

Ideja themelore e përrallave është fitorja e së mirës mbi të keqen, dëshira për lumturinë e njeriut.

perrallat shqip,perralla,cka eshte prralla,cfare jane prrallat,cka eshte prralla,perralla jane,perralla eshte,qka jane perrallat,qfare jane perrallat, perrallat ne shqip,qka jane perrallat,perrallat shqipe,perralla ne shqip