“Tevez gjithmonë ka qenë i përkushtuar në klub. Ai gjithmonë na ka ndihmuar në atë çfarë kemi arritur. Ai bëri gabim, por gjëja më e rëndësishme kur ju bëni gabime është të kërkoni falje. Ai i ka kërkuar falje çdokujt”.
“Ai është rikthyer dhe dëshiron të tregojë se do të japë gjithçka për skuadrën. Për mua, gjëja më e rëndësishme është përkushtimi i tij, pasi djaloshi është i pabesueshëm”.
“Ai është një prej lojtarëve më të rëndësishëm në ekip dhe ne jemi të lumtur që e kemi atë pasi ai është një lojtar fantastik. Ai është një profesionist fantastik dhe gjithmonë stërvitet shumë fuqishëm. Carlos është një prej më të mirëve”, ka thënë Toure.