Tottenhami pas M’Vila

Tottenham Hotspur ka bërë një ofertë në vlerën e 15 milionë eurove për mesfushorin e Rennes, Yann M’Vila.

Trajneri i ri i Spurs, Andre Villas-Boas, ka konfirmuar synimet për ta forcuar skuadrën para fillimit të Ligës Premier vikendin e ardhshëm dhe M’Vila është një krye të listës.

Por, L’Equipe shkruan se një marrëveshje ende nuk është arritur pasi klubi francez kërkon 20 milionë për 22-vjeçarin.