Super-City i fortë për Chelsean

Manchester City ka përmbysur rezultatin në takimin e Superkupës së Anglisë ndaj Chelseat, duke e fituar atë takim me rezultat 3-2, përkundër disavantazhit.

Në pjesën e parë ishte Chelsea që me transferet e bëra e dominoi takimin, por edhe City ishte i rrezikshëm. Në fund të pjesës së parë (40’), Fernando Torres pranoi një top të mirë nga Ramires, për të realizuar sikur në kohrat e vjetra në mënyrë mjaft të thjeshtë për 1-0.

Menjëherë pas golit nga loja përjashtohet Branislav Ivanovic me karton të kuq, gjë që ndikoi shumë në pjesën e dytë.
Me të filluar fraksioni i dytë, ishte Yaya Toure (53’), ai që barazoi rezultatin, para se Carlos Tevez (59’), ta kalojë në epërsi Cityn për herë të parë në këtë takim.

Për të thelluar epërsinë u përkujdes Samir Nasri (65’), që u asistua nga Kolarov, kurse Chelsea me një lojtar më pak në terren tentoi të kthehej në këtë takim me anë të Bertrand (80’), i cili realizoi për 3-2, por që nuk i mjaftoi klubit londinez ta fitojë trofeun.

Manchester City kështu fiton trofeun e parë të sezonit të ri, duke mposhtur një prej rivalëve më seriozë për titull Chelsean, në një sfidë ku u shënuan shumë gola dhe e cila premton shumë për një sezon fantastik futbollistik në Ligën Premier.