Debuchy: Dua të largohem

Mbrojtësi i Lilles, Mathieu Debuchy edhe njëherë hapur ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi francez.

“Unë nuk dua të flas për të ardhmen time”.

“Kam dëgjuar çfarë ka thënë presidenti për mua (se nuk do të lejojë largimin). Afati kalimtar është i hapur deri më 4 shtator në Francë. Unë ende dua të largohem. Të shohim”, është shprehur francezi.