Rodgers dëshiron më shumë përforcime

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, është i gatshëm të vazhdojë me serinë e nënshkrimeve në javët e mbetura të afatit transferues.

Rodgers dje ka mirëpritur nënshkrimin e Joe Allen nga Swansea City dhe planifikon ta hapë kuletën e klubit sërish.

“Ne ende kemi punë për të bërë në tregun e transferimeve”, ka thënë Rodgers.

Ylli i Fulham, Clint Dempsey, mbetet në radarin e trajnerit anglez, i cili planifikon edhe njërin nga mesfushorët, Adam Johnson të Manchester Cityt ose Theo Walcott të Arsenalit.