Krkic: Dua ta dëshmoj veten te Roma

Bojan Krkic është i vendosur ta dëshmojë vlerën e tij te Roma në sezonin 2012/13, dhe një rikthim i mundshëm te Barca nuk është në mendjen e tij.

Sulmuesi 21-vjeçar iu bashkua Romës në verën e vitit 2011 për një shumë prej 12 milionë euro, por klubi katalanas mund ta blejë sulmuesin në fund të sezonit për 13 milionë.

Megjithatë, Bojan thotë se ai është i fokusuar vetëm te Roma, dhe shpreson të tregojë aftësitë e tij në kapacitet të plotë.

“Dua të kaloj një sezon të shkëlqyeshëm te ky klub. Jo sepse dua ta impresionoj Barcelonën, por thjesht sepse Roma është një skuadër e shkëlqyeshme. Është e rëndësishme për mua të jem këtu”, ka thënë Krkic për Roma Channel.

Roma mund ta bllokojë rikthimin e Bojan te Barcelona nëse i paguan gjigantit spanjoll një shumë prej 28 milionë euro.