Pepe kthehet në stërvitje

Jose Mourinho ka marrë lajme të mira nga stafi mjekësor para ndeshjes ndaj Getafes të dielën, pasi qendërmbrojtësi Pepe është rikthyer në stërvitje.

Portugezi pësoi një lëndim në kokë në barazimin prej 1-1 ndaj Valencias të shtunën e kaluar dhe nuk arriti t’i ndihmojë ekipit të tij që humbi me rezultat 3-2 në Camp Nou.

Pepe pritet që të luajë në ndeshjen ndaj Getafes të dielën, sfië ku Reali e kërkon fitoren e parë për këtë sezon.