Klopp kërkon përmirësim

Trajneri i Dortmundit, Jurgen Klopp, ua ka tërhequr vërejtjen lojtarëve të tij që të jenë në nivelin më të lartë pas fitores së vështirë prej 2-1 ndaj Werder Bremenit në Signal Iduna Park.

“Isha i kënaqur me disa gjëra, por shumë i pakënaqur me shumë gjëra të tjera. Ne nuk kemi zhvilluar një ndeshje të vërtetë që tri muaj dhe kjo është ajo që më kënaqi nga ky rezultat”.

“Ne duhet të përmirësohemi në javët në vijim, pasi me këtë lojë vështirë se do të mund ta fitojmë titullin”, është shprehur Klopp.