Një merimangë me katër sy në veshin e kinezes (FOTO)

Një merimangë me katër sy në veshin e kinezes (FOTO):
Një kineze shkoi në spitalin Changsha me veshin e skuqur. Por mjekët u befasuan kur panë se ajo kishte një merimangë me katër sy në kanalin e veshit.
Si për t’i bërë gjërat më keq, doktorët besojnë se merimanga kishte pesë ditë aty.
Për fat të mirë ajo nuk e kishte kruar shumë veshin.
Fillimisht mjekët menduan të përdorin një piskatore për ta hequr merimangën nga aty, por më pas e rimenduan planin pasi ajo mund ta kafshonte pacienten.
Në vend të kësaj ata përdorën një solucion me salinë, që e derdhën në vesh dhe pritën që merimanga të largohej vetë.
Për fat ajo nuk kishte depozituar vezë aty.