Natyrisht kur bën tifozllëk për vendin tënd në olimpiadë, duhet ta kesh zërin e fortë.
Por mbreti i Suedisë, Carl XVI Gustaf e teproi gjatë një ndeshje hendbolli, sa një grua që ishte pranë tij u detyrua të mbyllte veshët se po shurdhohej.
Mbreti Carl dhe gruaja e tij Silvia, i shprehën hapur emocionet e tyre gjatë ndeshjes së Suedisë me Danimarkën, në çerekfinalet e hendbollit.
Dhe ajo e bërtitur u shpërblye për shkak se ekipi i tyre fitoi ndaj kampionëve të Europës me rezultatin 24-22.





