Niang nënshkruan për Milanin

Klubi francez Caen ka njoftuar se M’Baye Niang ka kompletuar transferimin te Milani. 17-vjeçari ka arritur marrëveshje trevjeçare me Rossonerët dhe pritet të angazhohet në ekipin e parë, përkundër moshës së re.

“Caen dëshiron ta falënderojë M'Baye Niangun për atë që i ka sjellë klubit në katër vitet e kaluara”. “Sulmuesi i ri, sot (e martë) ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Milanin”, shkruan mes tjerash në komunikatën e lëshuar nga ish-klubi i tij.