Javi Garcia kushton 30 milionë euro

Presidenti i Benficas, Luis Filipe Vieira, e ka bërë të qartë se nuk do ta lejojë largimin e Javi Garcias për më pak se 30 milionë euro.

Mesfushori spanjoll është lidhur me një kalim te Manchester City, por shefi i klubit portugez nuk do ta shesë për pak para. “Javi do të largohet vetëm nëse një klub paguan çmimin e caktuar me kontratë.

Kjo shifër është e panegociueshme”, u ka thënë Vieira gazetarëve. 25-vjeçari u transferua te Benfica në vitin 2009 nga Real Madridi dhe që atëherë është bërë lojtar kyç i këtij klubi.