Mourinho: 100 pikët e sezonit të kaluar, historike

Jose Mourinho ka përsëritur edhe një herë sezoni i kaluar kur Real Madridi fitoi titullin duke mbledhur 100 pikë do të mbetet përgjithmonë në histori.

Gjiganti spanjoll sezonin e kaluar triumfoi në kampionat për të parën herë që nga vitit 2008 duke thyer rekordin e pikëve të grumbulluara dhe duke shënuar 121 gola.

“E para, nuk mendoj se ndonjë kampion do të arrijë 100 pikë sërish. Nuk mendoj se kampioni do të shënoi 120 gola”.

“Mendoj se këto numra do të qëndrojnë në histori për një kohë të gjatë”, ka thënë Mourinho në konferencën për shtyp pasi mposhti Milanin me rezultat 5-1 në miqësoren e mbrëmshme.