“Ne duhet të tregojmë se jemi më të fuqishmit në ndeshjen tonë kundër Napolit. Ne luajmë për trofeun e parë të sezonit, ne jemi kampionët në fuqi dhe ne duam ta tregojmë këtë në fushë. Juve gjithmonë është e uritur për sukses”.
“Napoli është zhvilluar shumë gjatë disa viteve të fundit dhe ka bërë disa përforcime kualitative. Megjithatë ata janë të vetëdijshëm se përballen me një ekip të vështirë që dëshiron të vazhdojë të fitojë”, ka thënë Marchisio.