Mail on Sunday raporton se United është pajtuar që të paguajë 30 milionë funte dhe të anulojë marrëveshjen e arritur nga Interi me klubin brazilian.
Besohet se Lucas do të shkojë në Mançester për t’iu nënshtruar testeve mjekësore, ku do ta presë Sir Alex Ferguson, i cili dhe ishte shtylla kryesore e realizimit të këtij transferimi.
Ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar mbi të ardhmen e Lucas, prandaj tifozët e United dhe të Interit është mirë që të presin sqarimin e pa qartësive për Lucas, e ardhmja e të cilit duket shumë e komplikuar, jo vetëm nga vet ai, por edhe nga mediat.