Di Matteo i zhgënjyer me humbjen nga Brightoni

Menaxheri i Chelseat, Roberto Di Matteo, është shprehur shumë i zhgënjyer me humbjen e radhës në miqësore, kësaj radhe nga skuadra e nivelit të dytë, Brighton.

Pasi pësoi disfatë nga Milani, Chelsea u mposht edhe nga Brighton me rezultat 3-1.

“Kam pritur më shumë nga ekipi im në aspektin e veprimit urgjent dhe lëvizshmërisë. Unë kam kërkuar një paraqitje më të mirë se ajo që kam parë”.

“Ne ishim shumë të lodhur, kurrë agresiv dhe nuk e kemi fituar topin pasi e kemi humbur. Me topin, nuk kishte lëvizshmëri dhe kishte shumë gjëra që nuk kemi arritur t’i bëjmë. Ne duhet të jemi më të fokusuar dhe më të mprehtë”, Di Matteo.