Katalanasit i kanë fituar tre trofetë e kaluara të Superkupës dhe 25-vjeçari është i paepur ta shtojë edhe trofeun e katërt në dollapin e klubit.
“Do të jenë ndeshje të intensifikuara, shumë garuese. Ky është vetëm fillimi, por sezonin e kaluar ne kishim ndeshje vibruese, të jashtëzakonshme, me tension të lartë, pavarësisht se disa lojtarë vetëm sapo kishin arritur. Ne po e marrim këtë shumë seriozisht”, ka thënë Fabregas për faqen zyrtare të Barcelonës.
Ndeshja e parë e Superkupës së Spanjës do të zhvillohet më 23 gusht në Camp Nou, ndërsa ajo e kthimit gjashtë ditë më vonë në Santiago Bernabeu.





