Italiani do të ketë në dispozicion në sezonin e ri edhe tre mesfushorët sulmues Eden Hazard, Marko Marin dhe Oscar, që së bashku kanë kushtuar rreth 65 milionë funte.
Chelsea do të përballet me Cityn në sfidën e Community Shield (Superkupa e Anglisë) që zhvillohet të dielën, dhe Di Matteo mendon se rivalët e ardhshëm janë ekipi që duhet mposhtur.
“City është kampion i sezonit të kaluar. Ata do të jeni skuadra që duhet mposhtur, edhe pse United ishte shumë afër tyre”.
“Këto dy skuadra janë mbase ca para nesh, por janë kampionët të cilët ne duhet t’i ndjekim”, ka thënë Di Matteo.





