Casillas dëshiron Ligën e Kampionëve

Iker Casillas ka pohuar se triumfi në Ligën e Kampionëve do të jetë objektivi kryesor i Real Madridit në sezonin e ardhshëm.

“Dy vitet e kaluara ne kemi arritur në gjysmëfinale. Ne jemi shumë afër dhe kjo është një prej objektivave tona të mëdha”.

“Ne do të përpiqemi, por ka shumë ekipe të cilat do të luftojnë për Ligën e Kampionëve. Kjo është ajo të cilët të gjithë e duam te Real Madridi, por e dimë se do të jetë vështirë”.

“Ne jemi shumë më të mirë se sa ishim dy sezone më parë dhe ajo çfarë synojmë është të arrijmë më mirë se sezonin e kaluar”, ka thënë Casillas.

Madrid aktualisht është duke u përgatitur për ndeshjen e parë të sezonit që zhvillohet më 18 gusht ndaj Valencias.