A do të thyhet rekordi në vrapim në 200 metra?

Diskutimet e sotme sportive tashmë kanë një temë kryesore: sa shpejtë mund të vrapojnë Usain Bolt dhe Yohan Blake në finalen e 200 metrave që do të zhvillohet sonte.

Pasi theu rekordin e tij në 100 metra, Bolt sipas shumë ekspertëve shihet si kandidat për të triumfuar në garën e sotme dhe madje për të thyer rekordin.

Bindja e përgjithshme është se Bolt do të jetë më i shpejtë se Blake, por as 22-vjeçari nuk duhet të nënvlerësohet, pasi edhe pse ngadalësoi në 20 metrat e fundit në gjysmëfinale, ai sërish përfundoi me kohë më të mirë se bashkëvendësi i tij (Blake 20.01, Bolt 20.18).

Rekordi aktual botëror në vrapim në 200 metra është 19.19 ndërsa rekordi olimpik 19.30, që të dy të vendosura nga Bolt, i pari në Kampionatin Botëror në Berlin në vitin 2009, dhe i dyti në Lojërat Olimpike Pekini 2008.

A mendoni se ndonjëri prej këtyre rekordeve do të mund të thyhet sonte? Kush mendoni se do ta fitojë garën dhe me çfarë kohe? Jepni mendimin tuaj në hapësirën për komente!